Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Ai tha se tash kur u bë e qartë se Lista Serbe është urdhëruar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, që të mos e votojnë Fatmir Limajn si kryenegociator, opozita duhet të zgjedh mes Limajt dhe Vuçiqit.
“Pas zhvillimeve të fundit, ku u pa qartë se reagimi i Listës Serbe në Kuvend, për të mos e votuar Limajn është drejtpërdrejtë nga Vuçiq që ta anulojë edhe takimin me Thaçin, për shkak të përbërjes së delegacionit të udhëhequr nga Fatmir Limaj, opozita shpresoj që do të reflektojë sepse gjendet në një situatë ku duhet të vendosë mes Limajt dhe Vuçiqit. Pra, duhet të vendos se a do të përkrahë ekipin negociator të Kosovës dhe t’i bashkëngjitet këtij ekipi, apo do të përkrahë politikat e Vuçiqit”, tha Dardan Gashi për ‘Gazeta Blic’.
Theksojmë që, në ditën kur kuvendi po tentonte ta votonte Ekipin Negociator Lista Serbe kishte ardhur dhe më pas kishte braktisur seancën. Ndërsa, Aleksandër Vuçiq ka thënë se për shkak të presionit që iu është bërë Listës Serbe, ai ka anuluar takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Bruksel.Ndërsa sot Vuçiq do të vijë në Kosovë, ai do të qëndrojë dy ditë.