Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Qeveria duhet të tërheq propozimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet dhe të jepet garanci që do të ketë reformë substanciale,  si kusht për pjesëmarrje në seancën për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se nënshkrimet për thirrjen e seancës së presidentit ka pasur ndërhyrje.

“Ne kemi kërkuar nga Kurti e Kuvendi që të tërhiqet projektligji i propozuar. Kërkesa jonë nuk është për teke, por për herë të parë një shumicë parlamentare tenton në mënyrë arbitrare të ndryshoj rregulla.

“Pa zgjidh këtë problem ne nuk marrim pjesë në seancë. Kërkojmë që të kemi proces transparentë. Të ketë gjithpërfshirje, partia në pushtet kërkon t’i bëjë rregullat për vete. Sjellja e mbrëmshme ka qenë e papranueshme  e pakuptushme”, ka thënë Gashi.