Kryetari i grupit të parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media ka akuzuar Mimoza Kusari-Lilën për gjuhën kërcënuese ndaj tre deputetëve, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.
Gashi tha se nëse vazhdon kjo gjuhë, ata do ta rikonsiderojnë vendimin për të votuar Vjosa Osmanin, transmeton Indeksonline.
“Ata janë deputetët e LDK-së e kanë mirëkuptimin e plotë të grupit parlamentarë, të kryetarit të LDK-së. Pra ne jemi një vend demokratik, bindjet ushtrohen në mënyrë të lirë dhe demokratike. Askush s’mund të ushtroj shantazh për bindjet e njerëzve në Kosovë, e aq më pak ndaj deputetëve.”
“Ajo që ka bërë Mimoza Kusari-Lila mbrëmë, duke shantazhuar, kërcënuar publikisht se ata janë fajtor për mos zgjedhjen e presidentit. Nëse vazhdon kjo sjellje ndaj deputetëve të LDK-së, do të kenë një përgjigje. Ka pasur telefonata mesazhe e kërcënime e shantazhime të papranueshme. Unë ju bëj thirrje që të ndalin këtë formë veprime, ndryshe ne do të rikonsiderojmë vendimin tonë”, u shprehë ai