Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet projektligjit për ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Shefi i GP-së të LDK-së, Arben Gashi u bëri thirrje deputetëve se sot duhet të japim sinjalit e bashkimit e të kalojmë interesat partiake politike.
Ai tha se pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vijë në rrugë zyrtare në Kuvend atëherë Kuvendi do të shpërndahet, andaj kërkon që të votohet buxheti për vitin 2021.
“Ne kemi një vendim që akoma nuk ka ardhur në rrugë zyrtare në Kuvendin e Kosovës. Ardhja e tij shkakton shpërndarjen e Kuvendit.
Është më rëndësi që vendi të ketë buxhët që instiutucionet të funksionojë edhe kur Kuvendi shpërndahet.
Nuk duhet të shihemi si pozitë e opozitë sepse sot nuk ekzistojnë.
Duhet të shihemi si përfaqëus të popullit. Të japim sinjalin e bashkimit, të kalojmë interesat partiake politike Stabiliteti financiar është interes madhor. Vota për buxhetin sot është votë për Kosovën”.