Publicisti Shkelzen Gashi, ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve të emëruar politikisht, është veprim i pamjaftueshëm, meqë sipas tij në këtë fushë duhet bërë revolucion.

Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, vlerësoi se pjesë e këtij vendimi duhet përfshirë i gjithë stafi diplomatik, njofton Klan Kosova.

”Unë jam për mos me i respektu procedurat. Unë jam për të bërë revolucion. Unë mendoj që kjo çka kanë bërë këta sot është pak”.

”Nuk mendoj që duhet të shkarkohen dhe të kthehen këtu vetëm ata që kanë qenë të emëruar politikisht, por komplet stafin diplomatik”.

”S’po them që nuk ka të mirë në mesin e atyre që nuk kanë qenë të emëruar me çelës politik, por profesional”.

”Pa dashtë me i krahasu me pjesëtarët e Divizionit SS Skenderbeg. Por, Gjykata e Nurenbergut pas Luftës së Dytë Botërore, ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm. Thotë: ata që kanë qenë anëtarë të Divizionit SS Skenderbeg, janë automatikisht të fajshëm. Ata duhet të dëshmojnë pafajësinë përndryshe janë automatikisht të fajshëm”.