Nga e mërkura kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë.

Me këtë vendim gastronomia ka pezulluar aktivitetin bashkë me qendrat tregtare në të cilat do të funskionojnë vetëm marketet ushqimore dhe barnatoret.

Ky vendim është kundërshtuar nga pronarët e lokaleve në kryeqytet të cilët pas 18 prillit kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk ka lirim të masave.

Vendimi i ri i qeverisë thotë se qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit mund të bëhet vetëm për urgjencë apo ndihmë mjekësore dhe se në këtë periudhë mund të lëvizin personeli shëndetësor dhe operatorët ekonomik me leje të veçanta nga qeveria.

Masat i ka bërë të ditura ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Të gjitha institucionet publike e private të arsimit parauniversitar nga data 12 prill deri më datën 18 prill dhe të gjitha institucionet publike dhe private dhe univeristare nga data 7 prill deri më datën 18 prill obligohen që të organizojnë formën e mbajtjës së aktivitit mësimor sipas udhëzimeve të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe institucioniet parashkollore dhe fillore vazhdojnë aktivitetin normalisht duke respektuar masat dhe rekomandimet kundër Covid-19. Përjashtim nga kjo pikë bënë mbarëvajtja e provimeve të cilat mudn të mbahen fizikisht në të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat. Por duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u bërë ndajra në grupe nga vet personat”, tha ai.

Sipas vendimit, nga data 7 deri më 18 prill, konviktetet dhe menza do të pushojnë veprimtarinë e tyre.

Gjithashtu, ndalohen grumbullimet në më shumë se 10 persona.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit në më shumë se 10 persona, mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasmat, ahengjet familjare, homazhet e ngjashme, përjashtimisht mbajtja e pamjes ndalohet. Përjashtim bëjnë mbledhjet e Kuvenidt të Kosovës, Qeverisë apo mbledhje me interes të veçantë publik”, tha Vitia.

Vendimi përcakton që funeralet mund të organizohen vetëm me familjarët e ngushtë.

“Ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare përvec shërbimeve esenciale në kudër të tyre, siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datën 18 prill…Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datën 18 prill. Të njëjtat ndalohen edhe në hapësirat e brendshme të shërbimeve gastronomike, marketeve, furrave të bukës, byrektoreve, qebaptoreve, pikave të shitjes së karburanteve. Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm më shërbimin merr me vete, dërgesë me porosi dhe drive thru”, tha ai.

Ndërsa në hotele, shërbimi i pijeve dhe ushqimit do të lejohet vetëm nëpër dhoma.

E transporti publik do të lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve dhe taksitë lejohen të punojnë me një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë të së njëjtës familje.

Ministri i Shëndetësisë tha se shtrëngimi i masave është i domosdoshëm.

“Në një situatë të tillë të gjendjes emergjente të shëndetit publik, është e nevojshme që të kufizohet liria e lëvizjes, liria e tubimit, e të drejtës së privatësisë, dhe lirisë së dhënies së shërbimeve dhe administrimit të biznesit. Këto kufizime janë të bazuara në Ligjin nr 07/L0006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, dhe ashtu siç kanë konstatuar ekspertët shëndetësor nga IKShPK dhe OBSH, janë rreptësisht të nevojshme atëherë kur situate epidemilogjike është e rënduar. Afatet kohore të përcaktuara në këtë vendim shërbejnë si domosdoshmëri që lakorja e infektimit të ulet, mirëpo varësisht sipas vlerësimeve të situatës epidemiologjike, asgjë nuk e përjashton që këto afate mund të zgjaten përmes një vendimi të ri”, tha ai.

Qytetarët obligohen të mbajnë maskën, përveç në rastet kur ngasin automjetin vetëm apo me familjarët e tyre të ngushtë, gjatë vrapit apo çiklizmit apo gjatë ecjeve në zonat jo të banuara dhe me jo më shumë se 4 persona të familjes.

Gjithashtu, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të paraqesin testin negative 72 orë, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 14 ditë. Vendimi thotë se përjashtim bëjnë qytetarët që kanë dalë në 24 orët e fundit.