Baki Hajzeri, i riu nga Podujeva tashmë është në qendër të vëmendjes edhe nga mediat gjermane të cilat po i dalin në ndihmë.

Bakiu i cili që një kohë të gjatë është diagnostifikuar me një sëmundjë të rënd e cila po i kushton edhe financiarisht po merr trajtim mjekësor në Gjermani, dhe krejt kjo falë ndihmës së njerëzëve vullnet mirë.

Në mbështetje të tij kanë dal edhe mediat gjermane, “Bakiu po lufton për jetë – ju lutem ndihmë!, ka shkruar gazeta gjermane TZ.

Sëmundja e Bakiut është e kushtueshme financiarisht, në ndihmë të tij kanë dal shumë biznese e qytetarë të rëndomtë falë disa aksioneve të cilat ishin ndërmarrë në vend.

Në një prononcim për “Llapi.info”, babai i Bakiut ka falenderuar të gjithë kontribuesit që kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë në grumbullimin e mjeteve të nevojshme.

“I falenderoj shumë të gjithë qytetarët dhe të gjitha ata që kanë kontribuar në grumbullimin e kësaj shume, sepse po të mos ishte ndihma e tyre, vështirë se do të mund ta grumbullonim këtë shumë.

I emocionuar ka falenderuar të gjitha mediat, sepse sipas tij, po të mos ishte zëri i medias, grumbullimi i këtyre mjeteve do të ishte i pamundur.

Bakiu po vazhdon të merr trjatim mjekësor në Gjermani./Llapi.info

bakiu