E përditshmja zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ), shkruan se synimi i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për qarkullim të lirë të mallrave dhe personave, ka ngjallur mosbesim në rajon, “derisa Serbia ta pranojë Kosovën, nuk do të përfitojë nga” Ballkan i hapur”.

Tutje thuhet që projektit “Open Balkan” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq i janë bashkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai maqedonas Zoran Zaev.

Deri në vitin 2023 synohet të mos ketë kontrolle kufitare në vendet ballkanike që e përkrahin projektin, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu synohet krijimi i një zone të lirë tregtare. Mbështetësit e projektit (Vuçiq, Rama dhe Zaev) thonë se “Open Balkan” nuk paraqet konkurrencë për integrimet europiane, por “Neue Zürcher Zeitung” është e bindur në të kundërtën: të dyja nismat burojnë nga bindja se anëtarësimi në BE në aspektin afatgjatë duket jorealist.

Qëndrimin më të ashpër kundër “Open Balkan” e ka mbajtur Mirosllav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij projekti paraqet një konkurrencë jo të shëndoshë ndaj procesit të integrimeve europiane.