Partia Demokratike e Kosovës sot ka thirrur konferencë për media në ora 14:00.
Gazeta Nacionale ka mësuar se në këtë konferencë partisë më të madhe opozitare do t`i bashkohet gazetari Drin Ejupi.
Gjithashtu, gazeta ka mësuar se gazetari Ejupi do të jetë edhe kandidat për deputet në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Prezantimi i Ejupit si anëtari më i ri i PDK-së do të bëhet nga sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ai është me prejardhje nga Podujeva.
Drin Ejupi për vite me radhë ka qenë gazetar i sportit në Koha Vizion.
Më pas, ai karrierën e gazetarit e ka vazhduar në televizionin ATV, duke e drejtuar emisionin “Direkt”.