Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Podujevës, është përuruar memoriali “Shqiponja” te rrethrrotullimi i rrugës Prishtinë – Merdare”, në Podujevë, njofton Llapi.info

Vendosja e simbolit kombëtar e ka propozuar dhe iniciuar këshilltari i VV-së, Florent Hasani, ndërsa është mundësuar nga biznesmeni, Muhamet Hasani.

Në përurimin e kësaj shqiponje, i pranishëm ishte edhe gazetari nga Shqipëria, Marin Mema, i cili tha se përulet para luftëtarëve që zgjodhën të luftojnë për lirinë.

“Dua të përulem para jush me shumë sinqeritet, të përulem për gjithë atë që keni kaluar ju dhe familjet tuaja. Për atë që kanë përballuar nënat, baballarët, gjyshërit. Përulem përball sakrificës së luftëtarëve, veprës së tyre, asaj vepre që nuk vdes kurrë. Kishte shumë prej tyre që mund të bënin një jetë komode, pa luftuar, por zgjodhën të luftojnë, të vdesin për kombin flamurin dhe gjakun e tyre”, ka thënë ai duke shtuar se ky monument simbolizon sakrificat.

Tutje Mema ka shtuar se ardhmëria e kombit shqiptar është forcimi i ekonomisë, duke shtuar se ikja e të rinjve është e pafalshme.

“Ky monument simbolizon lotët, e nënave, baballarëve, fëmijëve që sot nuk kanë një varr ku të prehen. Që ende nuk dihet ku dergjen dhe s’jep askush përgjegjësi. Por simbolizon edhe të ardhmen që ne vet duhet ta ndërtojmë, sepse askush nuk na e ndërton. E ardhmja është forcimi i ekonomisë tonë kombëtare. Sot pasuritë e trojeve shqiptare grabiten, masakrohen. Sot po na ikin gjithë të rinjtë nga trojet shqiptare dhe kjo është e pafalshme. Duhet të dimë të ndërtojmë të gjithë të ardhmen”, ka thënë ai.

“Shpirtrat e tyre, zëri i tyre më thërret, sepse e kam thënë gjithmonë, sepse unë e kam ndjere vetën si shqiptar i Kosovës. Unë nuk kam lejuar dhe s’do të lejojë që të përpiqet të më përçajnë me vëllezërit dhe motrat këtu në dardani sepse historinë e kemi bashkë dhe gjakun e kemi bashkë. Por, absolutisht edhe të ardhmen askush s’mund ta ndal ta kemi bashkë”, ka deklaruar Mema./Llapi.info

Pak kilometra larg kufirit me Serbinë, zbulohet shqiponja gjigande në Podujevë

Gepostet von Llapi.info am Mittwoch, 19. Juni 2019