Gazetari Drin Ejupi i është bashkuar PDK-së.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Njoftimi:
Jemi të lumtur që sot Drin Ejupi po i bashkohet listës së Partisë Demokratike të Kosovës si kandidat për deputet. Një gazetar i dëshmuar, plot energji pozitive dhe me shumë ide e vullnet për t’u angazhuar për një Kosovë ma të mirë!
Mirë se vjen, Drin!