Nexhat Tovërlani është gazetari nga Podujeva që është shpërblyer nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, njofton kumtesa e AGK-së, transmeton Llapi.info.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndarë çmimet për tri punimet më të mira në temën “Tregu i Punës dhe Punësimi”. Njëri nga këto çmime i është ndarë gazetarit të Kohës Ditore Nexhat Tovërlanit.
“Në garë kanë marrë pjesë gjithsej 14 punime. Tri punimet më të mira ishin nga autorët I) Besnik Boletini, Preportr, “Sot punon sot han”; II) Florina Ujupi, BIRN, “Kontradiktat mes arsimimit dhe tregut të punës”; III) Nexhat Tovërlani, Koha Ditore, “Familjarët punësohen në shkolla pa konkurs”, thuhet në kumtesën e AGK-së.
Sipas AGK-së, ky aktivitet vjen në kuadër të projektit të AGK-së dhe përkrahjes nga projekti Enhancing Youth Employment (EYE) i organizatës Zvicerane HELVETAS. Qëllimi i projektit ka qenë që të ndihmohet në avancimin e raportimit mbi aspektet e punësimit dhe tregut të punës në vendin tonë, si një dukuri me rëndësi të veçantë./Llapi.info