Gazetari i “Bild”, njërës nga gazetat më prestigjioze në Gjermani, i cili prej javësh publikon fakte se si mafia është e lidhur me qeverinë socialiste për përfitime multimilionëshe dhe që sot publikoi një seri përgjimesh skandaloze mbi shitblerjen e votës në qarkun e Durrësit, reagoi në një postim në llogarinë e tij në ‘FB’.

“Meqë qeveria në Shqipëri mohon dhunshëm se mafia bleu vota për ta”, shkruan ai ndërsa deklaron se burimi i tij janë prokurorët dhe policët që duan ta luftojnë krimin.

“Për shkak se qeveria në Shqipëri mohon kaq dhunshëm se mafia ble vota për ta: disa kaseta për të dëgjuar – të marra nga policia. Mbyll deri në këtë ditë. Baroni i drogës që shfaqet këtu u arrestua pak më vonë për trafikimin e heroinës dhe u lirua përsëri – e gjeti depresionin në burg dhe mori një certifikatë siç kërkohej. Të mëdhenjtë duan të konkurrojnë në Shqipëri, ata paguajnë shumë mirë dhe sigurojnë votat. Pyetja e vetme është: mafia manipulon politikën apo e sundon vendin? Përshtypja ime: ajo është rregullatorja. Si një hetues më tha, ‘Ne e humbëm luftën, mafia e drogës mori pushtetin tonë’. Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të japin dorëheqjen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar të policisë, kemi marrë materialin. Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë”, shprehet gazetari gjerman, transmeton sot ‘Gazeta Shqiptare’.

Gazetari i gazetës gjermane “Bild” reagoi sërish mbi publikimin e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës dhe Shijak nga grupi i Avdylajve, duke theksuar se njerëzit e qeverisë po përpiqen përsëri ta bëjnë gënjeshtar, njësoj si në artikullin e parë. Tiede shprehet se përgjimet e tij kanë tronditur Shqipërinë, ndërsa thekson se qeveria po mundohet që ta bëjë atë gënjeshtar. Peter Tiede shkruan me ironi se: “Unë jam mirënjohës veçanërisht ndaj zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë për konfirmimin e vërtetësisë së përgjimeve të kasetave të bëra sot (dje) publike”, shprehet gazetari gjerman Peter Tiede. Sipas tij, prokuroria paralajmëron prokurorët për publikimin e materialeve hetimore, duke theksuar se në këtë mënyrë konfirmohet vërtetësia e tyre. “Duke qenë se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikulli timin dhe ‘shpirtrat e këqij’ të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot (dje). Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të prokurorisë”, – shkruan gazetari gjerman.