Gazetari serb nga Bela Cërkva, Stefan Cvetkoviq, në një konferencë për media tha se të mërkurën mbrëma e rrëmbyen tre persona, njëri prej të cilëve kishte një armë dhe një distinktiv që i ngjante atij të policisë.
Ai tha se nuk ishte rrahur apo keqtrajtuar për kohën sa ishte mbajtur dhe as nuk kishin komunikuar me të.
Gazetari serb deklaroi se u ndalua nga tre burra, dy prej të cilëve kanë qenë të maskuar, dhe se padyshim me furgon e kanë lënë në lokacion që padyshim ndodhet në Bela Cërkvë.
Cvetkoviq kësaj periudhe thekson se ai ishte mbajtur me sy të lidhur dhe nuk mund të shihte se ku dhe me kë është por në një komunikim të shkurtër me njërin nga këta njerëz e ka vërejtur se ka theks slloven.
Pas një kohe, Cvetkoviq thotë se njerëzit që e rrëmbyen e kanë pyetur atë se ku duan ta lënë, pas të cilës ai u transportua përsëri në atë vend dhe i thanë atij të mos e heq kapelën për disa minuta, “nëse dëshiron të jetojë”.
“Askush nga policia nuk më ka gjetur. Unë pastaj e kam thirr punonjësin e policisë numri i të cilit e di”, tha ai, duke shtuar se oficeri i policisë menjëherë erdhi për të marrë atë dhe me automjet e transferoi në Beograd, së bashku me Shefin e Departamentit të Policisë në Pançevë dhe përfaqësuesin e Ministrisë së Brendshme Dijan Hrkaloviq.
Para fillimit të konferencës për shtyp, Cvetkoviq tha se dëgjoi nga mediat se prokuroria kishte paraqitur kundër tij kërkesën për raportim të rrejshëm dhe shtoi se askush nuk e kishte informuar për një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.
Mbrëmë në Bella Cerkvë të Serbisë, është zhdukur gazetari Stefan Cvetkoviq, ndërkaq bëhet e ditur se vetura e tij tashmë është gjetur.
“Stacioni i policisë në Bela Crkva është njoftuar sonte se në Rrugën e Beogradit në Bela Cërkvë ka gjetur një automjet të parkuar të markës “Polo” në të cilin dera e shoferit ishte e hapur”, njofton Ministria e Brendshme e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Ai raportohet se u zhduk të mërkurën mbrëma, ku për pak ishte gjetur vetura e tij.
Cvetkoviq gjatë majit kishte mbajtur një konferencë shtypi në të cilën kishte thënë se ai ishte mbajtur gjashtë orë në pikën kufitare në Jarinë dhe se pas kësaj nga Policia e Kosovës kishte marrë dokumentin me të cilin konfirmohej se ai ishte ndalur me urdhër të prokurorit special që udhëheq hetimet për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviqit.
Ai asokohe kishte thënë se në Kosovë kishte shkuar me punë gazetarie sepse, siç kishte deklaruar ai, po punonte në hulumtimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Cvetkoviq në muajin shkurt në Beograd kishte mbajtur një konferencë për shtyp ku kishte shfaqur fotografitë e njerëzve të cilët siç thoshte ai dyshohet se ishin të përfshirë në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP.