Pa liqenin e Ujmanit, Kosova nuk do të kishte as ujë e as rrymë. Kështu thotë gazetari serb, Petar Gajiq, i cili në 10 vitet e fundit ka përcjellë zhvillimet në veriun e Kosovës.
Shpjegon në detaje funksionimin e Ujmanit, e sipas tij, kompania e themeluar nga qeveria serbe do duhej të merrte udhëheqjen e termoelektranës së Ujmanit.
Ai thotë se krejt këto janë të përfshira në marrëveshjen ligjore detyruese mes Beogradit dhe Prishtinës që ka të bëjë me energjetikën, e që sipas tij, në marrëveshje disa gjëra janë të kushtëzuara.
Në këtë dokument, vend kyç do të ketë Hidroelektrana dhe liqeni i Ujmanit.
Kështu raportojnë mediat serbe, duke intervistuar gazetarin e TV Prva, Petar Gajiq.
“Liqeni ndodhet në veriun e skajshëm dhe pjesa më e madhe e ujit ndodhet në territorin e Serbisë qendrore, mirëpo nga aty Ibri rrjedhë në jug pastaj në lindje dhe përmes kanalit Ibër Lepencit shkon në drejtim të Prishtinës, ftohen termoelektranat Obiliqi 1 dhe Obiliqi 2, të cilat furnizojnë mbarë Kosovën me rrymë dhe puna e tyre është e paqëndrueshme pa këtë ujë të Ujmanit…Kosova pa këtë liqen nuk do të kishte ujin, por as rrymën pasi që Prishtina është qytet me më shumë se 500 mijë banorë, ndërsa nuk ka lum… Ata kanë një fabrikë moderne të ujit të pijshëm e cila është hapur vitin e kaluar, mirëpo lënda e parë për këtë fabrikë në një pjesë, sidomos gjatë muajve të verës duhet të vij nga liqeni i Ujmanit. Burime tjera në Kosovë, thjeshtë nuk ekzistojnë, ekzistojnë në Dukagjin, në jug të Prishtinës, mirëpo kanali i cili është ndërtuar qysh në kohën e RSFJ-së pothuajse është vendimtar…Çështja e energjetikës është zgjidhur në mënyrë shumë elegante dhe logjike. Ekzistojnë disa veprime të cilat duhet tërhequr si njëra ashtu edhe pala tjetër, mirëpo nuk kanë tërhequr akoma këto veprime as Beogradi dhe as Prishtina… Duke ditur se çka do të ndodhë me këtë marrëveshje, qeveria e Serbisë ka marr vendim dhe është krijuar kompania Elektrosever në Zubin Potok. Dhe kjo kompani me këtë marrëveshje ishte dashur ta marr udhëheqjen e termoelektranës së Ujmanit, ndërsa sipas ligjeve të Kosovës qeverisjet lokale mund të jenë pronarë të institucioneve publike, dhe këtu s’kemi asgjë kontestuese. Mirëpo në vet marrëveshjen, gjërat janë të kushtëzuara, dmth EPS (e Serbisë) do të merrte licencën për furnizim me rrymë në mbarë Kosovën, ndërsa elektro rrjeti ynë do të duhej të lejojë elektrorrjetin e Kosovës të bëhet anëtar i asociacionit të operatorit për distribuimin e rrymës. Dhe kë tu gjërat kanë ngecur…Palët sikur akuzojnë njëra tjetrën për këtë ngecje, në fakt BE-ja nuk ka ushtrua trysni që kjo marrëveshje të realizohet deri në fund”, thotë Gajiq.