Gazetari Bujar Vitia ka thënë se mjetet e dyshuara shpërthyese në QKUK, janë gjetur në zyrën e Odës së Mjekëve.

Sipas tij, ato janë gjetur në një pako brenda një dollapi të vjetër dhe dyshohet se janë lënë aty qe shumë vite.

“Mjetet e dyshuara shperthyese ne QKUK, jane gjetur ne zyren e Odes se Mjekeve. Ato jane gjetur ne nje pako brenda nje dollapi te vjeter. Mjetet dyshohet se jane lene aty qe shume vite”, ka shkruar Vitia.

Ndryshe, ekipet e deminimit janë larguar pak më herët nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.