Grupi i Deputetëve të Pavarur i Kuvendit të Kosovës, kanë formuar sot partinë e tyre të re.
Ky formim i partisë vie pasi pjesëtar të këtij grupi disa muaj më parë dhanë dorëheqje nga partia Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Formimin e partisë së re e bënë të ditur Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani të cilët në një konferencë për media dhanë disa detaje për planin dhe organizimin e tyre.
Megjithatë pavarësisht se po formohet një parti e re nga ta, Ymeri ka thënë se ende nuk është vendosur për një emër porse sipas tij ka propozime të ndryshme.
”Ka disa propozime sapo të kemi diçka do ta publikojmë”, ka potencuar ai, njofton Klan Kosova.
Ymeri i cili ishte dikur Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se kanë pranuar mbështetje nga bashkëpunëtorë në shumë komuna të Kosovës.