artia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë.
Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”, shkruan Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Pamje tmerri: Në Indi shfaqet mungesa e druve për djegien e kufomave
Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi ka konfirmuar për Express se të arrestuar janë: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë.
“Policia e Kosovës së bashku me Njësitin Special kanë sulmuar aktivistët e PSD-së, ku mbetën të arrestuar: Nol Nushi, Frasher Krasniqi, Zgjim Hyseni, Qendrim Sahiti dhe të tjerë. U sulmuam me gaz lotësjellës të gjithë që ishim aty”, ka thënë ajo për Express