Dje rreth orës 11:00 në Gjakovë, dy burra derisa kanë qenë duke punuar janë goditur nga rrufeja.
Për pasojë njëri prej burrave ka vdekur në vend, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda, për çka është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim, njofton policia, përcjell Klan Kosova.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas tragjedisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.