Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të dhunës në familje vetëm dje në Kosovë.

Sipas policisë dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Podujevë, një në Klinë, një në Istog dhe një në Gjakovë.

Raporti i plotë:

Prishtinë / 21.10.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur dhe ofenduar viktimën femër kosovare. I dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKUK dhe është ndaluar për tretman të mëtejmë të detyrueshëm në repartin e psikiatrisë. Rasti është duke u hetuar.

· Podujevë / 20.10.2024 – 20:30. Më 21.10.2024 është raportuar se viktima femër kosovare në vazhdimësi është duke pasur dhunë psikike dhe fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 21.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte dërguar sms ofenduese ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Klinë / 21.10.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin nga i dyshuari janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, tetë fishek dhe një kuti me fishekë të pushkës ajrore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Istog / 21.10.2024 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 19.10.2024 – 11:00. Me 21.10.2024 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se viktimës femër kosovare i ka shkaktuar dhunë fizike. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.