Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në magjistralën Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në afërsi të Hotel “Besiana”, njofton Llapi.info. Lajmin për të lënduarit për Llapi.info e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Qendrën Emergjentë në Podujevë.
Sipas mjekut, pesë nga të lënduarit janë familjarë (burri, gruaja dhe tri vajza). “Familjarët i kemi dërguar në Qendrën Emergjentë në Prishtinë. Burri ka pasur lëndime më të rënda, ka thyer gjurin dhe dyshohet për thyerje të dorës. Të tjerët kanë pasur gërvishje në fëtyrë dhe pjesë të tjera të trupit”, ka thënë mjeku për Llapi.info.
Ndërsa, i lënduari nga pala tjetër, sipas mjekut, ka marrë lëndime më të lehta.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Llapi.info u sjell pamje nga aksidenti në fjalë./Llapi.info