Gjatë ditës së djeshme në fshatin Makermal në Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë janë lënduar gjashtë persona, dy prej tyre femra dhe katër meshkruj.

Të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe pastaj janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK./Lajmi.net/