Ditarët e vjedhur të Shkollës Fillore “Ilir Konushefci” në fshatin Lluga të Podujevës janë gjetur. Lajmin për Llapi.info e ka bërë të ditur Policia e Stacionit të Podujevës.

Siç ka njoftuar policia, rasti i vjedhjes së ditarëve në shkollën e fshatit Lluga është zbuluar sot në mesditë, me ç’rast janë gjetur të dyshuarit (të mitur) dhe ditarët e vjedhur.

Sot gjatë ditës Llapi.info kishte raportuar për vjedhjen e ditarëve në këtë shkollë./Llapi.info