Drejtoria e Inspeksionit sot ka ndërmarrë një aksion në verifikimin e produkteve ushqimore rreth skadencës së tyre, me këtë rast ata kanë hasur në sasi të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar në markete të ndryshme dhe menjëherë kanë bërë konfiskimin dhe asgjësimin e mallit.

Pas këtij aksioni Drejtoria e Inspeksionit ka njoftuar edhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për të ndërmarrë masat e nevojshme në gjobitjen e këtyre marketeve.

Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me aksione të tilla edhe ditëve në vijim.

13.04.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim