Janë gjetur të vdekur në rrugë dy persona në Prishtinë.
Policia e Kosovës njofton se të dy janë gjetur të shtrirë në rrugë, mirëpo në kohë të ndryshme.
Ndërkaq, vdekja e tyre është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Trupi i viktimave është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë / 27.03.2024-06:40. Një femër kosovare ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit,trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
“Prishtinë/ 27.03.2024-13:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet tutje.