Një grua e moshuar e cila ishte raportuar e zhdukur para 36 orëve është gjetur shëndoshë e mirë pak minuta më parë në rajonin e Dragashit.
Lajmin për gjetjen e saj e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini.
“Ju njoftojmë se e moshuara 72-vjeçare nga fshati Bresanë, e cila kishte humbur para 36 orëve, është gjetur e gjallë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo momentalisht është duke marrë trajtim në QMF-Bresanë, nga ku do të transferohet për në Spitalin e Prizrenit.
Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj të gjithë ata të cilët kontibuuan për gjetjen e kësaj të moshuare”, thuhet në njoftimin e tij.
Për të kërkuar të moshuarën sot ishte angazhuar edhe njësiti i kërkim shpëtimit malor.