Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Dresnik të Klinës. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.

Përmes raportit 24 orësh, është bërë e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM I VDEKJES – Fsh. Dresnik, Klinë 27.09.2024 – 15:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.