Rreth orës 11:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në lagjen Kalabria në Prishtinë.
Policia e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima K.G. mashkull 35 vjeç, është pa shenja jete”, ka konfirmuar policia.
“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, thuhet tutje në konfirmimin e policisë.