Një person dje është gjetur i vdekur në bunarin e fqinjit të tij. Sipas policië, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia bën të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë 19.05.2018-19:30. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka rënë në një pus (bunar). Njësit përkatëse edhe zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin viktimën pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tuhet në raportin policor.
Ndryshe, mediat mbrëmë ka raportuar lidhur me rastin, ku ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person rreth të 30-ve, i cili është gjetur i vdekur në bunarin e fqinjit, në rrugën “28 Nëntori”, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.