Dje rreth orës 16:00 në fshatin Barilevë të Prishtinës është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes, njofton Llapi.info.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësiti FSK- së dhe njësiti policor. Këta të fundit e kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësitit i FSK- së, ka identifikuar dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar bombë befasuese në mënyrë të sigurt.
Ky rast me vendim të prokurorit iniciohet dhe mbetet të hetohet./Llapi.info