Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se dje në fshatin Dyz të Podujevës ankuesi  mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka vërejtur një mjet të dyshuar-granat dore, përcjell Llapi.info.

Sipas policisë, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa Njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt./Llapi.info