Njësia e Policisë Kufitare gjatë një patrullimi në një fushë të hapur në fshatin Llaushë të Podujevës, ka hasur në një mjet të dyshimtë (granatë dore), njofton Llapi.info

Policia e Kosovës më tej ka bërë të ditur se njësia për deminimin e KFOR-it amerikan kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident.

“Fsh. Llaushë, Podujevë 22.03.2019 – 13:20. Njësia e policisë kufitare gjatë patrullimit në një fushë të hapur ka hasur në një mjet të dyshimtë (granatë dore). Njësia për deminim e KFOR-it amerikan ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident”, ka njoftuar PK./Llapi.info