Në Kosovë po vazhdon të ketë raste që qytetarët hasin në mjete të pashpërthyera, shkruan Llapi.info.

Nuk janë të pakta këso raste edhe në rajonin e Llapit. Një i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e djeshëm në fshatin Shajkoc të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, kurse është bërë e ditur se mjeti është gjetur nga një banor.

“Fsh. Shajkovc, Podujevë 18.01.2020 – 09:04. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në një fushë të fshatit kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes”, ka thënë Policia.

Ani pse kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë ende ka hapësira me mjete të rrezikshme të pashpërthyera./Llapi.info