Gjatë punimeve përgjatë Lumit Llap në fshatin Lupq të Poshtëm të Podujevës dje është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes, njofton Llapi.info.

Sipas PK-së njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa njësia e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit./Llapi.info/