Një mjet shpërthyes të tipit I-9 është gjetur nga një person në Podujevë, i cili kishte hasur në të derisa ishte duke punuar, njofton Llapi.info

Sipas Policisë së Kosovës, njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar informon se për deri sa ishte duke punuar kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes të tipit I-9. Njësia policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info