Ishe vendosur që të riparohet asfalti përgjatë rrugës “Ilir Konushevci” në Podujevë, njofton Llapi.info

Mirëpo, shtresa e asfaltit për t’i mbuluar gropat e shumta nëpër rrugë të kësaj komune, nuk zgjati shumë, madje u dëmtuar vetëm pak orë pasi u sanua.

Në bazë të fotografive të dërguara nga lexuesit e portalit Llapi.info, shihet se tashmë asfalti i sapo shtruar është larguar i gjithi.

E kjo ka bërë që të ankohen edhe banorët e asaj ane, duke hedhur mëdyshje te cilësia e asfaltit.

Sipas tyre, asfalti me të cilën është shtruar rruga është bërë pa u plotësuar, dhe kjo ka bërë që të ketë prishje të tilla brenda ditës.

Ndryshe, Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontrata mijëra eurosh për asfaltimin e rrugëve nëpër të kësaj komune.

Kujtojmë, edhe në Podujevë probleme infrastrukturore nga banorët janë raportuar të natyrave të ndryshme, teksa në lagjen e Rakincëve filloi të çelë dhe të lulëzojë asfalti.

Llapi.info ka raportuar edhe dje për prishjen e asfaltit vetëm pak orë pasi ishte intervenuar për sanimin e gropave./Llapi.info

LEXO EDHE: Ndodhë në Podujevë: Prishet asfalti i riparuar sot