Një punëtorë i ndërtimit gjatë ditës së djeshme ka rënë nga kati i tretë deri sa ishte duke punuar në një objekt banimi në rrugën “Igballe Berisha” në Prishtinë.
Gjendja shëndetësore e 39 vjeçarit tani është e rëndë, kështu ka bërë të ditur për Ndërtimi. info drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK Basri Lenjani.
Lenjani poashtu tregoi se punëtori është duke u mbajtur në kujdesin intensiv, por që u shpreh i shqetësuar se rastet e tilla po ka çdo ditë.
“Është transferuar në kujdesin intensiv ne i kemi ofruar ndihmën mjekësore, trajtimin dhe është transferua. Gjendja ka qenë e rëndë, por për çdo ditë rrëzohen nuk është vetëm kjo”, tregoi Lenjani.
Kurse sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit është arrestuar pronari i kompanisë së ndërtimit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Ndërsa se si ka ndodhur ngjarja rrethanat mbetën ende të panjohura.
Ndërtimi.info ka kontaktuar edhe me Kryeinspektori e Punës Basri Ibrahimi për të marr informata rreth rastit, e gjitha që u tha ishte që duhet të pritet raporti i inspektorëve që kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Ne nuk kemi informata si është gjendja e tij ën QKUK. Inspektori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tash po presim raportin e tij. Pa e pas raportin nuk mund të themi asgjë”, tha Ibrahimi.