Shtyllat elektrike në Podujevë po vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët, shkruan Llapi.info.

E një rast i tillë është paraqitur edhe sot në rrugën “Ali Ajeti”. Sipas pamjeve që lexuesit e Llapi.info kanë dërguar, shihet poçi elektrik i shkëputur, ndërsa vijon të qëndrojë nëpër përçues elektrikë.

Edhe pse, sipas dëshmitarëve, kanë provuar t’i kontaktojnë organet kompetente për këtë çështje, të njëjtit siç thonë ata, s’janë lajmëruar, ndërkohë që rreziku për kalimtarët vijon./Llapi.info

Më poshtë pamjet: