Dy jetimë nga Podujeva, njëri 18-vjeç dhe tjetri 12-vjeç jetojnë vetëm në një shtëpi prej balte e cila dita-ditës rrezikohet të shembet. Ata jetojnë vetëm tash e 10 vite kur nëna e tyre kishte ndërruar jetë dhe babai i tyre jeton në një shtëpi tjetër me gruan të cilën e kishte martuar pas vdekjes së gruas së parë. Dy djemëve u duhet vet të gatuajnë, të pastrojnë rrobat dhe vet të sigurojnë bukën e gojës.

Lajmi për gjendjen e vështirë të këtyre dy jetimëve është bërë i ditur nga imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facabook” ka treguar kushtet në të cilat ata jetojnë dhe ka kërkuar ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë, transmeton Llapi.info.

“Ju ftoj që të bashkohemi për t’ju ndihmuar këtyre 2 jetimëve të cilët vet gatuajnë, vet pastrojnë rrobat dhe vetëm këta dy jetimë i qel sabahu e të kontribojmë për t’ua zgjidh problemin e banimit”, ka shkruar Imri Llugaliu.

Ai ka treguar se kanë filluar të lajmërohen bamirësit e parë dhe se nuk kërkon grumbullim të parave, por secili sipas mundësive ta paguaj materialin ndërtimor ose të rrymës, ujit, mobilet, apo çfarëdo çoftë tjetër që i nevoitet një shtëpie.

“Nga sot kemi nisur këtë iniciativë dhe tani para pak çastesh më telefonuan se bllokat dhe zalli u siguruan nga 2 xhematlinjë për shtëpinë e re që do t’ju ndërtohet inshaAllah atyre ngase nuk dëshirojmë të mbledhim të holla, mirëpo sipas mundësive secili do paguan material ndërtimor ose të rrymës a ujit apo mobile e gjithqka që nevojitet për një shtëpi ose edhe të lajmërohen mjeshtër vullnetmirë të cilën dëshirojnë të kontribojnë me mjeshtritë e tyre. Bile do të ishte mirë sa më shpejtë t’ju sigurohet një banim me qera që mos të rrezikohet jeta e tyre deri sa t’ju ndërtohet shtëpia”, ka vazhuar shkrimi i imam Imri Llugaliut.

Llugaliu po ashtu ka treguar se jetimi 18-vjeçar është i interesuar të punoj dhe nëse dikush mund t’i ofrojë punë këtij ai do të punojë, pasi shkollën nuk ka mundur ta vazhdoi. Ky 18-vjeçar tash e një vit punon tek një automekanik, ku paguhet vetëm 50€ në muaj.

Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë në këtë rast, hoxhë Imri Llugaliu ka publikuar numrin e tij kontaktues 044 277 918, ku mund të kontaktoni me të dhe të informoheni më shumë rreth këtij rasti.

Në fund imami Imri Llugaliu ka lutur Zotin që t’i shpërblej të gjithë ata që u dalin në ndihmë jetimëve.
“Allahu garanton shpërblimin në të dy botrat për ata të cilët përkujdesen për jetimët”.
Allahu i shpërbleftë dhe i shtoftë bamirësit..”, ka shkruar Llugaliu./Llapi.info


12341628_449718978544875_4702123806671569190_n

12346420_449719041878202_7475368183820138580_n

 

12341176_449719021878204_2258882927343381322_n