Gjendja e oborrit të shkollës “Esat Mekuli” në Dobratin të Podujevës nuk është fare e mirë. Kjo pasi që, sipas banorëve të këtij fshati oborri i kësaj shkolle nuk është pastruar për rreth 4-5 vite.
Sipas banorëve në oborr të shkollës ka edhe gjarpërinjë, gjë për të cilën ndjehen të rrezikuar fëmijët dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Për banorët kjo gjendje është alarmante si dhe ata presin një zgjidhje lidhur me këtë problem./Llapi.info