Foto ilustrim

Arrestimi i Marko Gjuriqit dhe paralajmërimet e ambasadës Amerikane në Kosovë, se situate mund të tensionohet, po e frikësojnë ish-kreun e inteligjencës ushtarake serbe.

Ish-gjenerali serb, Momir Stojanoviq ka përmendur disa arsye të cilat ai i ka ndërlidhur me Kosovën, e që mund të çojnë në një luftë në Ballkan.

Ka folur edhe për kapacitetet “mbreslënëse” të FSK-së, që sipas tij është e gatshme për çdo lloj situate.

“FSK-ja është e përbërë prej 4 mijë ushatëve, e mbi 2 mijë e 500 rezervistëve. Ata mund të dalin në pah dhe të përdorin armët e shumta që i kanë qysh nga vitet e 90-ta”, thotë Stojanoviq në një intervistë për gazetën propagandistike ruse, Sputnik.

Ai madje thekson se shqiptarët do të mund të bashkohen në një forcë të vetme ushatarke.

“Shqiptarët etnikë që jetojnë në Ballkan do të mund të bashkohen në një forcë prej 160 mijë trupash në katër divizone: Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Greqi veriore”, thotë ish-gjenerali serb, trasnmeton lajmi.net

Stojanoviq ka komentuar edhe zhvillimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ka kritikuar presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, që sipas tij janë të rrezikshëm për sigurinë në Ballkan.

“Haradinaj është një ushatarak, dhe si i tillë mund të jetë kërcënim për sigurinë. Thaçi punon me kokë të ftohtë, por edhe ai mund të jetë i rrezikshëm”, tha ish-kryetari i komisionit për siguri në Serbi.

Madje ai ka akuzuar dhe Uashingtonin zyrtar, që pretendon se “po i ndihmon shqiptarëve, të bashkohen dhe ta krijojnë Shqipërinë e Madhe”.