Derisa kohanikët e tij mund t’i kalojnë ditët duke luajtur me lodra, ai mëson edhe gjuhë të huaja. Atij mund t’ia kenë lakmi edhe shumë të rinj e studentë sot…

Është vetëm katërvjeçar. Por, aq i vogël nuk duket edhe për nga njohuritë që ka. Ajan Latifi (19.12.2012) nga Podujeva mund të konsiderohet i rritur për shkathtësitë që ka. Kur kohanikët e tij mund t’i kalojnë ditët me lodra, ai është duke mësuar gjëra të reja. As telefonin e mençur nuk e përdor si moshatarët e tij. Gjithçka e kthen në përvetësim të dijes. Atij mund t’ia kenë lakmi edhe të rriturit. Ai është gjeniu i Llapit.

Edhe pse nuk e ka kohën as për parashkollor, Ajani e ka mësuar gjuhën angleze. Nuk bëhet fjalë vetëm për mësimin e numrave e shkronjave, por për një komunikim të rrjedhshëm. Ai komunikimin me prindër e bën në anglisht. Ka filluar së pari ta mësojë këtë gjuhë nëpërmjet telefonit të mençur. E kur ka nisur ta përvetësojë pak, punës i ka hyrë më thellë. Nëpërmjet programeve edukative në internet është bërë zotërues i gjuhës angleze. Në video do ta shihni për komunikimin e tij në gjuhën që mund të merresh vesh në gjithë botën.
Por, kjo nuk është e tëra. Prindi i tij Mentori tregon se Ajani është shumë i kujdesshëm për respektimin e shenjave të komunikacionit gjatë kohës kur është në makinë me të. Thotë se Ajani ia tërheq vërejtjen më herët për të mos kaluar kur në semaforë është e ndezur drita e kuqe. Ai i di edhe të gjitha shenjat tjera të komunikacionit.
“Nëse kemi fjalosje dhe zë të lartë në shtëpi në mënyrë të çuditshme kërkon qetësi dhe ulje të zërit, gjithmonë në gjuhën angleze”, tregon Mentor Latifi. “I njeh të gjitha kafshët me enër në gjuhën angleze dhe po ashtu edhe gjallesat e detit”.
Ajan Latifi është i vogël, por ai çdo ditë mëson diçka të re. Ai mund të quhet gjeniu 4-vjeçar nga Podujeva./llapi.info