Qytetit të Podujevës në të ardhmen pritet që t’i shtohen edhe 7 mjekë.

Ylli Hoxha, nxënësi nga Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”, i cili në provimin e maturës shtetërore arriti 191 pikë ka arritur të regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë me 94.39 pikë, shkruan Llapi.info.

Ylli ka arritur të jetë i treti në listën e studentëve të pranuar në këtë fakultet.

Ndërsa studentët e tjerë llapjanë të pranuar në njërin nga fakultetet më të vështira në Kosovës janë Elmedina Shabani, Adriatik Restelica, Qëndrim Gashi, Leon Hoxha, Rinesë Maloku dhe Donjeta Ademi.

Ndryshe, rezultatet e provimit pranues nga Universiteti i Prishtinës janë publikuar më 26 korrik.