Agjencia gjermane e lajmeve, “Deutsche Presse-Agentus”, ka vendosur që koalicioni i ri i pritshëm mes unionit konservator CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate nuk do të cilësohet më si “koalicioni i madh”, ose “GroKo”, siç njihej në vitet e Angela Merkelit.
Kjo është për ta njohur realitetin që këto dyja nuk janë më partitë më të mëdha në Bundestag, pasi partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, tani është e dyta, para SPD-së, pas zgjedhjeve të së dielës, raporton gazeta “The Guardian”.
Prandaj, ka filluar gjahu për një emër të ri. Duke e shfrytëzuar traditën e pazakonshme të emërtimit të koalicioneve përmes referencave ndaj flamujve të shteteve të tjera, sugjerimet e para ishin që ai të quhet “koalicioni shqiptar” ose “koalicioni angolas” (kuq e zi janë ngjyrat e dy partive, edhe pse në të dyja rastet janë disa elemente shtesë në flamujt e tyre, gjithashtu), por në disa ide më të pazakonshme, dikush tha se mund të quhet edhe koalicioni “Coke Zero”. “Shije e vërtetë dhe zero kalori”, duke iu referuar pijes së famshme të “Coca Colas” pa sheqer.