Situata me koronavirus në Gjermani vazhdon të jetë e rënduar pavarësisht masave të mbylljes nga Qeveria.
Ministri i Financave, Olaf Scholz ka thënë për gazetën gjermane “Bild am Sonntag” se shtetit i nevojitet një planifikim se si t’i kthehet jetës normale.
“Kemi nevojë për një plan se si t’i kthehemi jetës normale por ky nuk duhet të jetë një plan i cili duhet të revokohet pas vetëm pak ditësh”, ka thënë Sholz.
Sipas Scholz, qeveria duhet të bëjë të qartë hapat për hapjen e vendit deri në fillim të verës së këtij viti, duke lejuar hapjen e restoranteve dhe mundësinë që qytetarët të planifikojnë pushimet.