Gjermania ka regjistruar mbi 12 mijë raste të reja me koronavirus.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 12,332 në 1,183,655, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infective, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 147 në 18,919, tregoi shifra.