Gjermania ka regjistruar 814 raste të reja me COVID-19.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 814 në 250,799, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Pa raportuar vdekje të reja, numri i të vdekurve qëndroi në 9,325, tregoi shifra.