Një burrë në Gjilan është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila e ka lajmëruar në polici. Por, veç asaj i dyshuari ka qenë tejet agresiv edhe me zyrtarët policor që kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Gjilan 01.06.2018-00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare. I njëjti gjatë arrestimit me sjelljet e tij agresive i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur Policia.