Një person në Gjilan ka plagosur një femër. Më pas ka shtënë edhe mbi veten. Femra e plagosur është në gjendje të rend, derisa i vetplagosuri ka përfunduar në qeli. Motivet mbesin të pa qarta.
Policia e Kosovës ka njoftuar se “mbrëmë rreth orës 20:20 është arrestuar një burrë në Gjilan, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri një femër dhe më pas ka qëlluar veten. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”.
Po sipas policisë, i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, raporton lajmi.net.
Në të njëjtën kohë, mbrëmë në Gjilan ka ndodhur një tjetër plagosje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Të dy rastet janë kategorizuar si “tentim vrasje”.