Lidhja e të gjitha klasave me ngrohje qendrore, zilja automatike, dritat të cilat ndizen kur ndalet energjia elektrike, internetit si dhe interieri në drejtorinë e shkollës janë disa nga punët të cilat punë kryesi nuk i ka përfunduar në objektin miliona eurosh të Gjimnazit Aleksandër Xhuvani.
Sipas drejtorit mungesa e ngrohje qendrore në dy klasave ka bërë që të ketë ngecje në mësimdhënje dhe mësimnxënje pasi që sipas tij, moti i ftohtë që ka mbretëruar kohës së fundit ka bërë që këto dy klasë të bashkohen me klasa tjera për të mos humbur mësimi. Por ai pranuar që ka pasur rast që edhe nuk është mbajtur mësim fare, shkruan Llapi.info.
“Janë disa radiatorë të cilët ende nuk janë lidhur me ngrohje, që janë dy klasë për momentin, që shpresojmë që bazë deklaratës që ka dhënë punëkryesi do të rregullohet kjo. Aty ku nuk ka ngrohje psh, ndikon tek ajo klasë që mësimdhënja dhemësimnxënja të mos jetë në nivelin që kërkon gjimnazi. Por ne zakonisht kemi ardhur deri te ajo që nëse klasa është konstatuar që është e ftohtë kemi bërë zgjidhje të përkohshme psh te ndonjë klasë që është e lirë ose edhe nganjëherë i kemi liruar klasat”, ka thënë Salihu.
Por, Salihu për Llapi.info ka thënë se ka marrë premtime nga punëkryesi se deri në dimër kjo gjë do të rregullohet që të mos humbet mësimi.
Ndërsa për zilen automatike të shkollës, dritat kur ndalet energjia elektrike, disa kabllo të internetit dhe interierin në drejtorinë e shkollës, drejtori i gjimnazit tha se nga punëkryesi ka marrë premtime që deri në fillimin e vitit të ardhshëm shkollorë 2017,do të jetë i përfunduar plotësisht./Llapi.info